Ministrja turke e Familjes, Punës dhe Shërbimeve Sociale zhvillon një vizitë në Indonezi

Ministrja e Familjes, Punës dhe Shërbimeve Sociale, Zehra Zumrut Selçuk zhvillon një vizitë në Indonezi në kuadër të veprimtarive me rastin e Ditës Kombëtare të Fëmijëve.

Selçuk, në kuadër të takimeve në Indonezi, u takua me ambasadorin e Turqisë në Xhakarta, Mahmut Erol Kiliç dhe autoritetet e Ministrisë së Mbrojtjes së Fëmijëve dhe Zhvillimit të Gruas.

Në këtë vizitë, ku do të nënshkruhen marrëveshje për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve, Selçuk do të zhvillojë takime dypalëshe me Ministrin e Çështjeve Sociale të Republikës së Indonezisë, Agus Gumiwang Kartasasmita dhe Ministren e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe Zhvillimit të Gruas, Johana Susana Yembise.

Më pas ministrja turke do të marrë pjesë në ceremonitë e nënshkrimit të memorandumeve të mirëkuptimit për bashkëpunim në çështjen e Siguracioneve të Shëndetit të Popullit dhe Mbrojtjes së Fëmijëve dhe Zhvillimit të Gruas.

Pas fjalimit që do të mbajte në ceremoninë e mbylljes së Forumit Kombëtar të Fëmijëve në Indonezi, ajo do të marrë pjesë edhe në veprimtarinë e festimit të Ditës Kombëtare të Fëmijëve.   

Lajme të ngjashme