Eurostat: Infarktet e zemrës dhe trurit shkaqet kryesore të vdekjeve në BE

Infarktet e zemrës dhe trurit renditen në krye të problemeve shëndetësore që shkaktojnë më shumë vdekje në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Eurostat: Infarktet e zemrës dhe trurit shkaqet kryesore të vdekjeve në BE

Një raport i publikuar së fundmi nga Zyra Evropiane e Statistikave (Eurostat) thekson se 5,1 milionë njerëz kanë vdekur në BE gjatë vitit 2016 dhe se 33 për qind e rasteve janë më të rinj se 75 vjeç, 29 për qind të grupmoshës 75-85 vjeç dhe 38 për qind mbi 85 vjeç.

“Problemet shëndetësore që kanë shkaktuar më tepër vdekje janë infarkti i zemrës dhe paraliza me 36 për qind, të pasuara nga kanceri me 26 për qind”, sqaron raporti i Eurostatit.

Sipas këtij raporti, vetëm 5 për qind e vdekjeve janë shkaktuar nga aksidentet rrugore dhe faktorë të jashtëm.

Vdekshmëria më e lartë mes shteteve anëtare të BE-së u regjistrua në Bullgari dhe pastaj respektivisht në Letoni, Rumani, Lituani e Hungari.

Kurse niveli më i ulët i vdekjeve u regjistrua në Spanjë, vend që ndiqet me radhë nga Franca, Italia, Malta dhe Luksemburgu.



Lajme të ngjashme