Gjykata Evropiane e Drejtësisë merr vendim në favor të çiftit turk

Gjykata Evropiane e Drejtësisë i dha të drejtë familjes turke në çështjen për bashkimin familjar.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë merr vendim në favor të çiftit turk

Gjykata Evropiane e Drejtësisë i dha të drejtë familjes turke në çështjen për bashkimin familjar.

Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian me seli në Luksemburg, mori vendim në lidhje me çiftin turk, të cilit i ishte refuzuar aplikimi për bashkim familjar në Ministrinë për çështjet e të Huajve në Danimarkë.

Kjo Ministri kishte parashtruar si pengesë “kushtin e lidhjes” me bashkëshorten e martuar në Turqi të nënshtetasit danez me origjinë turke. (kusht që parashikon lidhjen e çifteve me Danimarkën më shumë se me vendet nga kanë ardhur)

Gjykata nënvizoi se ky parakusht përbën një “masë të re kufizuese për bashkimin familjar dhe shkel Marrëveshjen e Ankarasë të nënshkruar ndërmjet Turqisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian në vitin 1963, marrëveshje e cila i njeh nënshtetasve turq shumë të drejta.

Gjykata vendosi se kjo masë e re nuk është ligjore dhe vendosi se është e padrejtë që një nënshtetas i një vendi të Bashkimit Evropian, që ka leje qëndrimi dhe pune në Danimarkë të ketë bashkim familjar me bashkëshorten turke.

Danimarka njihet si vendi me ligjet më të ashpra të emigrantëve brenda vendeve të Bashkimit Evropian.

Pritet që ky vendim të përbëjë një shembull për shumë nënshtetas turq që janë ndeshur me pengesën për bashkim familjar, e cila shkel Marrëveshjen e Ankarasë.



Lajme të ngjashme