OKB – Prej fillimit të konflikteve në Jemen e deri më sot kanë humbur jetën 7.500 fëmijë

Bëhet e ditur se prej fillimit të konfliktit në vitin 2013 e këtej në Jemen nga sulmet ajrore, bombardimet, luftimet, sulmet kamikazë, minat ose nga mjetet tjera shpërthyese kanë humbur jetën ose janë plagosur mbi 7 mijë e 500 fëmijë.

Në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres thuhet se në këto 5 vite e gjysmë të konflikteve në Jemen kanë humbur jetën ose janë plagosur mbi 7 mijë e 500 fëmijë.

“Në periudhën mes 1 prilli 2013-31 dhjetor 2018 në Jemen u jetuan shkelje të rënda ndaj fëmijëve, në krye të të cilave janë vrasjet dhe plagosjet e tyre, ndërkaq gjatë kësaj periudhe 3 mijë e 34 fëmijë janë përdorur në luftime nga huthitë dhe qeveria”, thuhet në raport.

Në Jemen gjithashtu janë arrestuar 340 fëmijë meshkuj me arsyetim të lidhjes së tyre me ndonjërën prej palëve në konflikt, ndërsa janë konfirmuar vetëm 11 raste të përdhunimit, për shkak se shumica e rasteve nuk janë u raportuan.

Gjithashtu në raportin e OKB-së theksohet se gjatë këtyre 5 viteve e gjysmë është rritur shumë numri i fëmijëve të cilët kanë mbetur pa ndihma humanitare, ku janë konfirmuar 828 raste, ndërsa janë dëmtuar pjesërisht ose janë rrënuar 345 shkolla dhe se 258 shkolla përdoren për qëllime ushtarake.

Huthitë, të cilët ndërmorën një grushtet ndaj udhëheqjes legjitime në Jemen, prej shtatorit 2014 mbajnë nën kontroll disa zona të vendit me në krye kryeqytetin Sana. Prej marsit 2015 e këtej forcat e koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite mbështesin forcat e qeverisë kundër huthive.

Lajme të ngjashme