Studentët e Erasmusit, shumë të kënaqur nga përvoja e tyre në Turqi

Studentët e huaj që vazhdojnë studimet në Turqi në kuadër të programit të shkëmbimit ERASMUS kanë ndarë përvojën e tyre.

erasmus ogrenci.jpg
erasmus ogrenci.jpg

Beata Tomczuk nga Polonia thotë se ajo ka preferuar të vijë në Turqi me programin Erasmus për t’u njohur me një kulturë të re.

Siç tregon, ajo është studente e Fakultetit të Gazetarisë në Universitetin e Ankarasë.

Turqia është një vend shumë i madh dhe i bukur. Unë kam qenë në Stamboll, Eskisehir, Çanakala dhe në shumë qytete të tjera në jug të Ankarasë. Çdo qytet ka bukuritë e veta karakteristike. Në Ankara më pëlqen që njerëzit janë shumë të hapur dhe i respektojnë njerëzit që vijnë nga kultura të tjera”, rrëfen studentja polake.

Kurse Ondrej Andrejco nga Sllovakia thotë se në vendin e tij ai ndjek studimet në Fakultetin e Veterinarisë, edhe babai i tij është veteriner dhe ai po mundohet që të ndjekë rrugën e atit.

Vitin e kaluar kishin ardhur këtu dy nga shokët e mi sllovakë dhe ata më rekomanduan që të vija në Ankara. Ata më treguan se në Ankara do të njihesha me një kulturë dhe kuzhinë të mrekullueshme”, rrëfen Andrejco, i cili sivjet është në vit të fundit.

Andrejco u sugjeron të gjithë studentëve që një vit të shkojnë jashtë për të studiuar me programin Erasmus, pasi nuk do të pendohen asnjëherë për këtë vendim dhe do të mësojnë si të respektojnë kulturat e tjera.

Edhe Carlos Franco Bernal nga Spanja thotë se në Turqi ka ardhur në muajin shkurt dhe vazhdon studimet në Fakultetin e Arkitekturës në Universitetin Gazi (në Ankara).

Dua të njoh kultura të ndryshme. Kaloj shumë mirë dhe jam i kënaqur këtu”, shprehet Bernal.

ERASMUS është një program i Bashkimit Evropian (BE), i përgatitur me qëllim që individët ta zhvillojnë veten e tyre në fusha të ndryshme si arsim dhe përvojë pune dhe u ofron studenteve të nivelit të parë e të dytë (Bachelor dhe Master) si dhe lektorëve (stafi akademik dhe mësimor) për të studiuar apo trajnuar në një universitet jashtë shtetit.



Lajme të ngjashme