TDV, IHH dhe African National View ndihmojnë personat në nevojë në Afrikën e Jugut

Inspektori i Fondacionit të Entit të Çështjeve Fetare, Fuat Byjykkajmaz (Büyükkaymaz) bëri të ditur se për dy ditë kanë shpërndarë pako me ushqime për 1 mijë familje në 9 zona të ndryshme.

TDV, IHH dhe African National View ndihmojnë personat në nevojë në Afrikën e Jugut

Fondacioni i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV), Fondacioni humanitar i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (IHH) dhe Fondacioni “African National View” i themeluar nga qytetarët turq që jetojnë në Afrikën e Jugut, u shpërndau 4 mijë e 750 personave në nevojë paketa të ushqimit për ramazan.

Inspektori i Fondacionit të Entit të Çështjeve Fetare, Fuat Byjykkajmaz (Büyükkaymaz) bëri të ditur se për dy ditë kanë shpërndarë pako me ushqime për 1 mijë familje në 9 zona të ndryshme.

Duke bërë të ditur se ndihmat humanitare u janë dërguar personave që mundohen të mbijetojnë në gjendje shumë të vështirë, Byjykkajmaz tha: ”Gjatë shpërndarjes pamë njerëz shumë të varfër madje edhe prej atyre që nuk kishin asgjë për të ngrënë. Përveç ushqimit dhe veshmbathjes kemi probleme edhe me pastërtinë. Për këtë arsye ndihmat e bëra kanë një kuptim tjetër”.

Ndërkaq drejtori i përgjithshëm i Fondacionit “Awqaf”, Majkëll Kollir (Michael Collier), që është partnere e Fondacionit të Entit të Çështjeve Fetare në Afrikën e Jugut, ka thënë se ndihmat e bëra ndaj banorëve në nevojë në Afrikën e Jugut kanë domethënie të madhe për njerëzit që jetojnë këtu.

“Sot ndihmuam mijëra familje në nevojë. Këta njerëz luten për Turqinë. Ne kemi bërë shumë punë të dobishme me Fondacionin e Entit Turk të Çështjeve Fetare dhe do të vazhdojnë të bëjmë gjëra të bukura edhe në të ardhmen”, bëri të ditur Majkëll Kollir.



Lajme të ngjashme