Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Emine Erdogan vlerësohet me çmimin për humanizmin në Angli

Emine Erdoan, bashkëshortja e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) mori çmim në Angli për punimet që ajo zhvillon në fushën e ndihmave njerëzore.

emine erdogan odul3.jpg
emine erdogan odul2.jpg
emine erdogan odul1.jpg

Emine Erdoan, bashkëshortja e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) mori çmim në Angli për punimet që ajo zhvillon në fushën e ndihmave njerëzore.

Emine Erdoanit çmimi “Ndryshimbërës”/ Changemaker , iu dha në ceremoninë e Forumit Botëror Humanitar, të zhvilluar në Londër,  kryeqytetin e Anglisë.

Në fjalimin e rastit, Zonja e Parë tha se këtë çmim e merr në emër të popullit turk.

Ajo tha se në botë janë duke u përjetuar kriza nga aspekti njerëzor dhe me ndihmat e bëra së bashku me institucionet zyrtare dhe organizatat joqeveritare, Turqia përmendet si “vendi më bujar”.

Erdon theksoi se Turqia, nëpërmjet instituteve si: Gjysmëhëna e Kuqe Turke (Kızılay), Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave e Republikës së Turqisë (AFAD) dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), përçon shpresë në çdo vend ku mund të arrijë.

Ajo tërhoqi vëmendjen se për Turqinë, ndihmat janë një veprim ndërgjegjeje dhe shtoi: “Për Turqinë ndihmat njerëzore nuk janë vetëm dërgimi i kutive të ndihmave atje ku ka gjendjet emergjente. Përtej të gjitha llogaritjeve politike, është një besim në idenë e drejtësisë globale. Është një veprim ndërgjegjeje për eliminimin e varësisë që palës që merr ndihmën, larg mentalitetit kolonizues. Dhe gjithmonë në thelb është mbrojtja e dinjitetit njerëzor.

“Nëse do të pastronim qiellin nga avionët luftarakë dhe do ta mbushnim atë me balonat për fëmijët, do t’i jepnim atyre të drejtën për të jetuar” tha Zonja e Parë.

Ajo nënshkroi edhe shkrimin “Bota është më e madhe se pesë” që zë vend në “murin e njerëzimit”.      

 


Lajme të ngjashme