Udhëtoi i vetëm në avionin me kapacitet 188 pasagjerë

Një burrë nga Lituania, që hipi në avion për të shkuar në Itali, udhëtoi i vetëm në avionin prej 188 pasagjerësh.

Udhëtoi i vetëm në avionin me kapacitet 188 pasagjerë

Një burrë nga Lituania, që hipi në avion për të shkuar në Itali, udhëtoi i vetëm në avionin prej 188 pasagjerësh.

Skirmantas Strimaitis, që vendosi të shkojë në qytetin Bergamo në veri të Italisë për bërë ski për pushime, u ndesh me një surprizë të çuditshme në avion.

Ai udhëtoi i vetëm në avionin tip Boing 737-800me kapacitet 188 pasagjerë.

Përveç tij në avion ishin vetëm 2 pilotë dhe ekuipazhi prej 5 personash.

Kompania ajrore Novaturas bëri të ditur se avioni transportoi një grup në Itali për në Lituani dhe për të mos u kthyer bosh nxorën biletë vetë një anëse në shitje.

Strimaitis ishte i vetmi që bleu biletë.

Pasagjeri lituanez, në deklaratën e bërë për Associated Press, për fluturimin që zgjati më shumë se dy orë tha: “ishte një eksperiencë që mund të jetohet një herë në jetë”.  



Lajme të ngjashme