Dëmtime në rrjetin e ujit të pijshëm në Venezuelë, gjendja përkeqësohet

Në kryeqytetin Karakas të Venezuelës, që po kalon krizën më serioze politike të historisë së saj, jeta ndikohet negativisht për shkak të prishjes së pompave në rrjetin e ujit të pijshëm.

1172520

Sipas lajmeve që janë publikuar në median kombëtare, pas prishjes së pompave për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, banorët e kryeqytetit janë dyndur në lumenjtë që rrjedhin në rajonet e larta të qytetit.

Ndërkohë që në shumë zona të qytetit nuk sigurohet uji në rrjet, populli mbart ujë në shtëpi burimet në parqe e oborre.

Në shkak të ndërprerjes së ujit, që nga fillimi i javës e këndej, janë mbyllur shumë shkolla, fabrika e biznese në mbarë qytetin.

Nga ana tjetër, Kryetari i Kuvendit Kombëtar, Juan Guaido, që e ka shpallur veten Kryetar të përkohshëm të Shtetit në Venezuelë, duke iu referuar ndërprerjeve të energjisë elektrike në vend kishte thënë se ditën e shtunë do të dalin në rrugë për të protestuar dhe këto protesta kanë cilësinë e provës së “Operacionit të Lirisë” që do të hyjë në zbatim në 6 prill.

Lajme të ngjashme