Turqia synon rritjen e numrit të turistëve rusë në turizmin e shëndetit

Kryetari i Shoqatës së Turizmit Termal dhe të Shëndetit (TESTUD), Javuz Jëllëk (Yavuz Yilik) tha se me organizimet që zhvillojnë për promovimin e turizmit të shëndetit termal të Turqisë, kanë krijuar një ndërgjegjësim të rëndësishëm në Rusi.

Jëllëk në deklaratën e tij me shkrim bëri të ditur se “Synimi i Turqisë për vitin 2020 është që në rehabilitim dhe turizmin termal të sillen gradualisht 100 mijë nënshtetas rusë dhe të fitohen 1 miliardë dollarë”.

Ai nënvizoi se rusët e njohin Turqinë vetëm për det, rërë dhe diell për këtë arsye zhvillojnë punime të shumta për t’i prezantuar atyre edhe turizmin e shëndetit të Turqisë, ujërat kuruese, komplekset cilësore dhe qendrat e rehabilitimit.  

Jëllëk tha se me organizimet dhe aktivitetet, që realizohen gjatë gjithë vitit, nga Rusia janë marrë rezultate pozitive.

Kryetari i Shoqatës së Turizmit Termal dhe të Shëndetit (TESTUD), Javuz Jëllëk bëri të ditur se Turqia zotëron një potencial të rëndësishëm në turizmin e shëndetit dhe përgjithësisht një person që vjen për turizmin e shëndetit në Turqi shpenzon 2-3 mijë dollarë.

Lajme të ngjashme