Turqia ndihmon personat në nevojë në rajonin e goditur nga fatkeqësia në Mozambik

Turqia dërgoi 15 ton ndihma për të ndikuarit nga uragani dhe përmbytjet në qytetin Beira të Mozambikut.

Turqia ndihmon personat në nevojë në rajonin e goditur nga fatkeqësia në Mozambik

Turqia dërgoi 15 tonë ndihma për të ndikuarit nga uragani dhe përmbytjet në qytetin Beira të Mozambikut.

Ekipi i parë specialist i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, që filloi punimet e ndihmave për të lidhur plagët e të dëmtuarve nga uragani Idai, pajisjet e ndihmave të siguruara nga vendasit në kryeqytetin Maputo të Mozambikut, i dërguan me kamionë në qytetin e portit detar.

15 tonë pajisje me ndihma të ndryshme, që u ngarkuan në kontejnerë me ndihmën e vullnetarëve, së bashku me ndihmat e organizatave të tjera, do të transportohen me rrugë detare në qytetin Beira, që është dëmtuar rëndë nga uragani dhe përmbytjet.

Anija që transporton këto ndihma 15 tonë, të cilat përbëhen nga ato ushqimore si vaj, makarona, konserve sardeleje, oriz, sheqer etj, dhe pajisje higjienike si detergjent, sapun, kova plastike etj, pritet që të arrijnë ditën e hënë në portin e Beiras.

Rreth 300 persona humbën jetës dhe qindra të tjerë u plagosën si pasojë e uraganit Idai dhe përmbytjeve, që ndodhën javën e kaluar në Mozambik.  

90% e qytetit bregdetar Beira ishte ndikuar nga përmbytjet dhe furtuna.

Kryetari i Shtetit, Filipe Nyusi kishte shpallur 3 ditë zi kombëtare për viktimat e fatkeqësisë.  

Ndërkohë që në këtë qytet sigurohet transporti nëpërmjet detit dhe ajrit, për shkak të dëmtimeve të rënda në rrugë nuk bëhet dot ende transporti nëpërmjet rrugëve tokësore.



Lajme të ngjashme