“Insider”: “Lokma”, ëmbëlsira turke që duhet shijuar para se të vdesim

Portali informativ “Insider” ka listuar ëmbëlsirat e jashtëzakonshme që njerëzit anembanë botës duhet të shijojnë patjetër sa janë ende në jetë.

“Insider”: “Lokma”, ëmbëlsira turke që duhet shijuar para se të vdesim

Në mesin e ëmbëlsirave që janë përfshirë në listën e “Insider” është edhe “lokma”, e cila shitet anembanë Turqisë dhe veçanërisht në disa ëmbëltore të Stambollit.

Pjesa e jashtme e kësaj ëmbëlsire është krokante dhe brenda ka çokollatë të lëngshme ose salcë mandarine. Sipër ëmbëlsirës “lokma” mund të hidhet qumësht, çokollatë e hidhur (bitter), krem susami, pekmez, lajthi, arra, bajame, rrëshirë xine, mandarina të thata ose arrë kokosi.

Shijuesit e kësaj ëmbëlsire unike, e cila skuqet në vajë dhe përvëlohet me sherbet të bollshëm, nuk harrojnë të shpërndajnë edhe fotografi në median sociale.



Lajme të ngjashme