Turqia zgjat dorën e ndihmës për refugjatët në kampin Denili të Mogadishos

Gjysmëhëna e Kuqe Turke dërgoi ndihma në rroba për 5 mijë familje të refugjatëve të strehuar në kampin Denili.

Turqia zgjat dorën e ndihmës për refugjatët në kampin Denili të Mogadishos

Turqia dërgoi ndihma në rroba për 5 mijë familje të strehuara në kampin e refugjatëve Denili në kryeqytetin Mogadisho.

Në shpërndarjen e ndihmave të bëra nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke i pranishëm ishte edhe ambasadori i Turqisë në Mogadisho, Mehmet Yilmaz, zëvendësministri për Çështjet e Fatkeqësive dhe ato Humanitare të Somalisë, Abdurreshid Mahmud dhe zyrtarët e Gjysmëhënës së Kuqe Turke.

Ambasadori Yilmaz bëri të ditur se Turqia prej vitit 2011 e këtej zgjatë dorën e ndihmave personave në nevojë në Somali.

Ndërkaq zëvendësministri somalez, Mahmud foli me lëvdata për punimet e Gjysmëhënës së Kuqe Turke dhe shtoi se rrobat e reja i gëzuan shumë fëmijët në kamp.

Refugjatët somalezë, të cilët u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre për shkaqe të sigurisë, mundohen të mbijetojnë në kushte të vështira në kampin e refugjatëve që ndodhet në lagjen Denili të kryeqytetit Mogadisho të Somalisë.

 


Lajme të ngjashme