Pas pengesave dhe humbjes së shqisës së nuhatjes, në hundë i gjejnë një...dhëmb

Pas pengesave në frymëmarrje dhe humbjes së shqisës së nuhatjes, 59-vjeçari nga Danimarka vizitoi mjekun i cili i gjeti dhëmb në hundë.

Dy vite danezi ankohej për pengesa në vrimën e majtë të hundës dhe pas trajtimit dhe marrjes së barnave që përmbajnë steroide, ai nuk ndjeu kurrfarë përmirësimi. Më pas vizitoi spitalin Aarhus ku pas kontrollit zbuluan një masë të mbuluar me mukozë në fund të zgavrës së hundës.

Mjekët reaguan me urgjencë, pasi dyshuan se ka një cist dhe u operua ndërsa mjekët i nxorrën një dhëmb të mbuluar me indin e inflamuar të hundës.

Ata nuk zbuluan shkaqet se si kishte arritur dhëmbi në hundë, por theksuan se këto raste janë të rralla dhe kryesisht shfaqen tek meshkujt.

Mjekët zbuluan se dukuria e shfaqjes së dhëmbit në hundë mund të ndodh tek personat që kanë buzë lepuri.

Pacienti, pas trajtimit njëmujor, ndjehej mirë. (AA)

Lajme të ngjashme