Mjekët turq me risi në operacionin e aneurizmit të aortës

Shkencëtarët turq kanë realizuar për herë të parë në mënyrë laparoskopike operacionin “bypass” të valvulës dhe arteries biologjike të zemrës tek një pacient, i cili kishte valvul bikuspidale (me dy fletëza apo kuspe) dhe vuante nga aneurizma e aortës.

Mjekët turq me risi në operacionin e aneurizmit të aortës

Prof. asc. Serkan Durdu, lektor në Departamentin e Kirurgjisë Kardiovaskulare të Fakultetit të Mjekësisë së Universitetit të Ankarasë (AU), ka bërë me dije se stafi i tij ka realizuar një lloj operacioni të ri në këtë fushë duke aplikuar kirurgjinë e mbyllur dhe një metodë të veçantë anestezie në aneurizmin e aortës, sëmundje e cila shkaktohet nga zgjerimi i pjesshëm i arteries më të madhe që del nga barkushja e majtë e zemrës dhe që ushqen me gjak të gjithë trupin.

Mjeku turk sqaroi se në kirurgjinë kardiovaskulare, teknika e kirurgjisë minimale invazive (laparoskopia) me një prerje të vogël (rreth 1 cm) nën gjoks ka nisur të aplikohet në vetëm disa klinika të zgjedhura anembanë botës.

Ai theksoi se në mesin e këtyre klinikave renditet edhe Departamenti i Kirurgjisë Kardiovaskulare të Fakultetit të Mjekësisë së Universitetit të Ankarasë, ku janë realizuar rreth 500 ndërhyrje kirurgjike të tilla deri më sot.

Sipas prof. asc. Durdu, operacioni në fjalë, të gjitha të dhënat e të cilit janë përmbledhur në një artikull shkencor dhe janë dërguar jashtë shtetit për t’u publikuar në revistat ndërkombëtare më prestigjioze, është një risi në mbarë botën.



Lajme të ngjashme