Gjermani – Të rinjtë turq u vijnë në ndihmë të pastrehëve

Të rinjtë turq kanë shpërndarë supë të ngrohtë për të pastrehët që jetojnë në rrugë dhe njerëzve në nevojë në Mynih të Gjermanisë.

1133098
Gjermani – Të rinjtë turq u vijnë në ndihmë të pastrehëve

Në kuadër të projektit për përgjegjshmërinë sociale anëtarë të forumit rinor të xhamisë “Mehmet Akif”, e cila është e varur nga Bashkësia Islame Turke për Çështje Fetare (DITIB), kanë ndihmuar njerëzit si dhe kanë lënë ushqim në natyrë për zogjtë e uritur në dimër.

Leyla Çimen dhe Furkan Atik, në prononcimin që bënë në emër të grupit, thanë se ata kishin gjetur disa prej të pastrehëve dhe njerëzve në nevojë, të cilëve u kishin shpërndarë nga një gotë me supë të ngrohtë. “Një buzëqeshje e krijuar në fytyrën e tyre na dhuroi një lumturi të papërshkrueshme me fjalë”, rrëfejnë të rinjtë turq, ndërsa shtojnë se ata do të vazhdojnë të marrin pjesë dhe bëjnë realitet projekte të ngjashme.



Lajme të ngjashme