Katari në ndihmë të refugjatëve sirianë, dhuron 50 milionë dollarë

Emiri i Katarit, Sheiku Temim bin Hamed Al Thani dha direktivën për të mbështetur refugjatët sirianë në vende të ndryshme me 50 milionë dollarë.

Katari në ndihmë të refugjatëve sirianë, dhuron 50 milionë dollarë

Katari dhuroi 50 milionë dollarë për refugjatët sirianë.

Emiri i Katarit, Sheiku Temim bin Hamed Al Thani dha direktivën për të mbështetur refugjatët sirianë në vende të ndryshme me 50 milionë dollarë.

Ndihma dhe paketa e emergjencës do t’u përcillet refugjatëve sirianë në Turqi, Liban dhe Jordani.  

Kjo ndihmë do të përdoret në formën e një sërë programesh zhvillimi për sirianët e zhvendosur në vendin e tyre.

Të zhvendosurve brenda Sirisë do t’u jepen 20 milionë dollarë ndërsa programeve të mbështetjes së refugjatëve në Jordani, Turqi dhe Liban do t’u jepen nga 10 milionë dollarë.

1,5 milionë dollarë nga 10 milionë dollarë për Libanin, do të veçohen për të mbështetur fushatën e “Ndihmoni Arsal-ën”, që është filluar nga Instituti i Ndihmave të Katarit.  

 


Lajme të ngjashme