Gjermani – Mbi 1 milion të pastrehë, rritet numri i vdekjeve nga moti i ftohtë

Bëhet e ditur se numri i të pastrehëve në Gjermani, që rritet me shpejtësi, mund të jetë mbi 1 milion, ndërsa njoftohet se 9 prej tyre mund të kenë vdekur prej të ftohtit.

Gjermani – Mbi 1 milion të pastrehë, rritet numri i vdekjeve nga moti i ftohtë

Bëhet e ditur se numri i të pastrehëve në Gjermani, që rritet me shpejtësi, mund të jetë mbi 1 milion, ndërsa njoftohet se 9 prej tyre mund të kenë vdekur prej të ftohtit.

Udhëheqësja e Unionit të Çështjeve të Ndihmës për të Pastrehët, Werena Rosenke, në deklaratën e bërë për gazetën “Rheinische Post”, tërhoqi vëmendjen se për herë të parë, numri i të pastrehëve në Gjermani mund të ketë kaluar 1 milionëshin.

Sipas lajmit të “Deutsche Welle” në turqisht, Rosenke u shpreh duke thënë: “Numri i të pastrehëve mund të ketë kaluar milionëshin prej shumë kohësh. Parashikimet tona të vitit të kaluar ishin se 1 milion e 200 mijë, gra, burra e fëmijë do të ngeleshin pa shtëpi”.

Unioni, vitin e kaluar, kishte bërë të ditur se numri i të pastrehëve ishte 860 mijë dhe nga këta 52 mijë jetonin në rrugë.

Ndërkaq u bë e ditur se këtë vit, që nga muaji tetor e deri më sot, 9 persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të ftohtë.

Werena Rosenke, në lidhje me këtë tha: “Natën kanë vdekur 9 persona. Tek disa prej tyre vazhdon vizita mjekoligjore, por këta persona janë të pastrehë dhe mendojmë se kanë vdekur nga i ftohti”.

Bëhet e ditur se 4 nga vdekjet në fjalë kanë ndodhur në Hamburg, 2 në Duseldorf, një në Këln, Essen dhe një në Lauchhammer.

Ndërkaq bëhet e ditur se vitin e kaluar, në të njëjtën periudhë, 3 të pastrehë humbën jetën si pasojë e të ftohtit të madh.

Burimet përkatëse bëjnë të ditur se masat e marra në Gjermani për të pastrehët gjatë periudhës së ftohtë janë shumë të pamjaftueshme.

Unionit të Çështjeve të Ndihmës për të Pastrehët, që rastet e vdekjeve nga i ftohti i bazon në raportet e medias, kritikon qeverinë për mos zotërimin e statistikave për vdekjen me burim të ftohtin dhe numrin e personave të pastrehë.

Sipas të dhënave të unionit në fjalë, që nga viti 1991, në Gjermani 300 persona kanë humbur jetën nga i ftohti, por pavarësisht kësaj shifre ka edhe raste të tjera, të cilat nuk janë regjistruar, për këtë arsye numri i personave që kanë gjetur vdekjen nga temperaturat e ulëta mund të jetë më i lartë.



Lajme të ngjashme