Çifti ukrainas në turne botëror, zgjedh Turqinë për lindjen e fëmijës së tyre të dytë

Çifti ukrainas, Anna dhe Vadim Grynenko, në gusht të vitit 2014 filluan një turne botëror.

Çifti ukrainas në turne botëror, zgjedh Turqinë për lindjen e fëmijës së tyre të dytë

Çifti ukrainas ka dalë në turneun botëror me një automobil gjysmë shekullor.

Një prej qëllimeve të çiftit, që ka ardhur në Turqi së bashku me fëmijët e tyre 4-vjeçar, është që fëmija e tyre i dytë të lindi në Turqi.  

Çifti ukrainas, Anna dhe Vadim Grynenko, në gusht të vitit 2014 filluan një turne botëror.

Vadimi është një mekanik makinash ndërsa Anna është gjuhëtare.

Kur ata filluan turneun, djali i tyre Liyubomir ishte 3 muajsh, ndërsa sot është 4 vjeç.

Me makinën më të famshme të periudhës sovjetike, Volga Gaz model 21, një makinë kjo 50-vjeçare dhe me karavanin që ajo tërheq, çifti ukrainas shëtiti 24 vende. Vendi i 25-të është Turqia, të cilën ata e duan shumë.

Anna është shtatzënë me fëmijën e dytë.

Çifti, që qëndron ende në rrethin Mugla, planifikon që foshnjën e tyre ta sjellin në jetë në Turqi.  

“Në muajin mars planifikojmë që fëmijën tonë të dytë ta sjell në jetë në Antalya. Për këtë në vend të Ukrainës zgjodhëm Turqinë. Sepse ëndrra jonë ishte të vinim në një vend të ngrohtë. Krahas kësaj, mjekësia këtu është më e avancuar” tha Anna.  

Çifti ka përshkruar 50 mijë kilometra në 4 vjet.

Çifti ukrainas planifikon gjithashtu që udhëtimin në Turqi ta kthejnë në një dokumentar.



Lajme të ngjashme