Doktorët turq zhvillojnë teknikë të re për policen shqiptare të plagosur në protestë

Punonjësja e Policisë së Shqipërisë, Ina Nuka, e cila ishte plagosur në protestën para Kuvendit në Tiranë, u mjekua nga doktorët turq pas një operacioni me një teknikë shumë të ndryshme që nuk gjendet në literaturë.

Doktorët turq zhvillojnë teknikë të re për policen shqiptare të plagosur në protestë

Punonjësja e Policisë së Shqipërisë, që u plagos dhe iu këput gishti në protestën e organizuar para Kuvendit të Shqipërisë për të kundërshtuar projektin e ndërtimit të Unazës së Madhe të kryeqytetit, u mjekua nga doktorët turq pas një operacioni me një teknikë shumë të ndryshme që nuk gjendet në literaturë, raporton

Ina Nuka, efektivja 26-vjeçare, e cila u plagos gjatë protestës për ndërtimin e Unazës së Madhe, ishte sjellë në Turqi me një avion-ambulance të Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë, ku është marrë për trajtim të specializuar mjekësor në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimit pranë Universitetit të Shkencave të Mjekësisë ne Ankara.

Për policen shqiptare, të cilës i ishte këputur gishti i madh dhe i ishin lënduar edhe gishtat tjerë, ekipi kirurgjik nën kryesimin e Specialistit të Klinikës për Rindërtim Plastik dhe Kirurgjisë Estetike, Prof. Dr. Ramazan Erkin Ünlü, aplikoi një metodë të veçantë mjekimi. Nukës iu transplantua një gisht i bërë nga pjesët e marrë nga këllku dhe krahu.

Prof. Dr. Ramazan Erkin Ünlü, në prononcimin e tij për AA, në lidhje me operacionin tha se pacientja ka humbur gishtin e madh si dhe majat e gishtave të tjerë si pasojë e lëndës shpërthyese që ka goditur dorën e saj.

Ai tregoi se në këto raste duke marrë gishtin e madh dhe të dytë të këmbës me anë të metodës së mikro-kirurgjisë krijojnë një gisht të ri. "Është një metodë e cila me sukses po zbatohet edhe në klinikën tonë. I sugjeruam pacientes sonë teknika të ndryshme siç është kjo. Ajo tha se në asnjë mënyrë nuk dëshiron ta humbasë gishtin e madh të këmbës. Kishte një psikologji shumë të ndjeshme. Dëshiruam që të ndihmojmë pacienten", u shpreh ai.

"Zhvilluam një teknikë që nuk gjendet në literaturë"

"Pastaj ne zhvilluam një teknikë shumë të ndryshme, e cila deri tani nuk gjendej në literaturë. Operacioni kaloi me sukses. Kombinuam pjesë nga legeni dhe nga krahu. Me këtë metodë iu përgjigjëm kërkesës së pacientes si dhe nuk mungoi asnjë pjesë nga trupi i saj. Do të zhvillojmë edhe më tej këtë metodë që e kemi zbatuar", tha më tej Ünlü.

Ai tha se pas operacionit pacientja ka filluar ti lëvizë gishtat. "Pacientja filloi ta përdorë dorën. Në literaturë nuk ka gjë të tillë. Më parë një ndërhyrje e tillë është bërë në mënyrë të pjesshme. Kjo metodë nuk ka ende një emër. Ne do ta emërtojmë", tha ai.

Ünlü u shpreh se ndjehen të kënaqur, që pacientja Ina Nuka, e cila u plagos dhe iu këput gishti në protestën e organizuar para Kuvendit të Shqipërisë, u mjekua nga doktorët turq pas një operacioni me një teknikë shumë të ndryshme që nuk gjendet në literaturë pas një operacioni të gjatë rreth 4 orë.

Punonjësja e Policisë së Shqipërisë, Ina Nuka, u plagos më 22 nëntor të këtij viti me kapsollë detonatore gjatë protestës së banorëve të Tiranës, që kundërshtonin shembjen e banesave të tyre të prekura nga projekti i ndërtimit të Unazës së Madhe të kryeqytetit, të mbajtur para selisë së Kuvendit të Shqipërisë. (Anadolu Agency-AA)

 


Lajme të ngjashme