TIKA përfaqësoi Turqinë në Festivalin Ndërkombëtar të Migracionit në Kolumbi

Aktivitetet e Javës Ndërkombëtare të Migracionit që u organizuan nga Bashkia e kryeqytetit Bogota i Kolumbisë mori fund me një festival.

TIKA përfaqësoi Turqinë në Festivalin Ndërkombëtar të Migracionit në Kolumbi

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, TIKA ishte pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar të Migracionit që u mbajt në Kolumbi, ku bëri një prezantim të shërbimeve që ofron Turqia në këtë fushë.

Aktivitetet e Javës Ndërkombëtare të Migracionit që u organizuan nga Bashkia e kryeqytetit Bogota i Kolumbisë morën fund me një festival.

Sipas komunikatës me shkrim të bërë nga TIKA, Turqia në këtë festival u përfaqësua nga zyrtarët e Programit të TIKA-s dhe me punimet e studentëve pjesëmarrës në programin e gjuhës dhe kulturës turke.

Pjesëmarrësve në festival u janë bërë prezantime me foto dhe video në lidhje me ndihmat ndërkombëtare që ofron Turqia për emigrantët.

Në komunikatë u tha se “Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) paraqet një shembull me projektet e realizuara për emigrantët në Amerikën Jugore dhe në mbarë botën”.

Bëhet e ditur se pjesëmarrja në festival ishte në nivel të ambasadorëve dhe të organizatave joqeveritare nga Australia, Ekuadori, Bolivia dhe Brazili.



Lajme të ngjashme