Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Populli turk i përgjigjet thirrjes për ndihmë në Jemen

Fondacioni Turk i Entit të Çështjeve Fetare (TDV), që i është përgjigjur thirrjes për ndihmë për civilët në Jemen, filloi të shpërndajë ndihma ushqimore për 1 mijë familje jemenase, të arratisura për shkak të përleshjeve nga rajoni Hudeyde.

Specialisti i ndihmave njerëzore jashtë shtetit pranë Vakëfit të Dijanetit, Mahmut Temelli tha se arritën të shpërndajnë ndihmat e mbledhura në Turqi për civilët jemenas, të shpërngulur për shkak të përleshjeve në Hudeyde.

Në qytetin Marib të Jemenit, Temeli tha: “Jam i bindur se populli turk nuk do të qëndrojë shpërfillës ndaj dramës njerëzore në Jemen dhe do të mbledhë ndihma në sasi shumë të mëdha”.

Ai shpjegoi se gjatë aktiviteteve të ndihmave bashkëpunojnë me organizatat vendore joqeveritare dhe të gjithë ata që dëshirojnë të japin ndihmat e tyre për popullin jemenas mund të hyjnë në adresën "bagis.tdv.org" ose mund të dërgojnë mesazh nga operatorët në Turqi me mesazhin “Yemen” duke kontribuar kështu me 10 lira turke për çdo mesazh.

Jemeni, me një popullsi prej 30 milionë banorësh, është një nga vendet më të varfra në botë.  

Vendi përballet prej 4 vjetësh me përleshje dhe si pasojë e skamjes, kolerës, përleshjeve dhe sulmeve ajrore populli civil ka paguar një çmim të dhimbshëm dhe vendi përjeton një dramë të madhe njerëzore.   

Lajme të ngjashme