Rritje e ndjeshme e numrit të personave të helmuar nga uji në Basra të Irakut

Numri i personave të helmuar nga uji i pijshëm i ndotur në Vilajetin e Basras, një prej vendeve më të pasura me naftë në veri të Irakut, arriti në 114 mijë.

Rritje e ndjeshme e numrit të personave të helmuar nga uji në Basra të Irakut

Numri i personave të helmuar nga uji i pijshëm i ndotur në Vilajetin e Basras, një prej vendeve më të pasura me naftë në veri të Irakut, arriti në 114 mijë.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Zyra e Komisionit të të Drejtave të Njeriut në Basra, që vepron pranë Kuvendit të Irakut, bëhet e ditur se numri i banorëve të helmuar si pasojë e ndotjes së ujit të pijshëm në vilajet ka arritur në 114 mijë.

Në deklaratë i bëhet thirrje qeverisë qendrore dhe udhëheqjes rajonale, që të gjejnë zgjidhje për problemin që vazhdon që prej muajve të verës e sot e kësaj dite.

Ky komision për herë të fundit, më 22 shtator, kishte bërë të ditur se numri i njerëzve të helmuar nga uji kishte arritur në 80 mijë.

Sipas Ministrisë së Burimeve të Ujit në Irak, norma e përmbajtjes solide për ujërat e pijshëm, që Organizata Botërore e Shëndetësisë kërkon të mos kalojë 1.200, në Basra ka arritur nivelin e 7.500.

Basra e siguron ujin e pijshëm nga Shatylarap (Şattülarap) ku bashkohet Lumi Tigër dhe Eufrat.

Kohët e fundit, për shkak të rritjes së nivelit të kripës në ujë dhe ndotjes mjedisore dhe për shkak të kompleksit të pamjaftueshëm për pastrimin e ujit, kohët e fundit janë rritur së tepërmi rastet e helmimit nga uji.  

 


Lajme të ngjashme