Java e Shëndetit - Turqia kuron mijëra të sëmurë në 3 kontinente

Mjekët turq kuruan mijëra të sëmurë që nuk mund të kuroheshin për shkak të pamundësive në vendet mike dhe vëllazërore.

Java e Shëndetit - Turqia kuron mijëra të sëmurë në 3 kontinente

Mjekët turq kuruan mijëra të sëmurë që nuk mund të kuroheshin për shkak të pamundësive në vendet mike dhe vëllazërore.

Në kuadër të ‘Javës së Shëndetit’ të zhvilluar nga Ministria turke e Shëndetësisë në 16 vende të botës deri më sot u kryen 3 mijë e 632 operacione.

Që nga viti 2006, Ministria e Shëndetësisë organizon "Aktivitete të Javës së Shëndetit" në vendet mike dhe vëllazërore me Turqinë.

Deri më tani janë zhvilluar 41 programe ndihme në shumë vende përfshi Afganistanin, Jemenin, Sudanin, Irakun, Moldavinë, Mauritaninë, Mongolinë, Bangladeshin, Azerbajxhanin, Somalinë, Xhibutin, Kosovën, Kirgistanin, Uzbekistanin, Pakistanin dhe Kenian.

Në këtë kuadër u dha ndihmë në shumë fusha mjekësore si shërbime në kirurgji të përgjithshme, kardiologji, kirurgji kardiovaskulare, urologji, kirurgji plastike, operacione ndaj dëmtimeve të djegies, gjinekologji, okulistikë, onkologji, radiologji, otolaryngologji, ortopedi, sëmundje kraharori dhe neurokirurgji.

Mjekët turq kanë konsultuar gjithsej 22 mijë e 874 pacientë, kanë operuar 3 mijë e 632 pacientë dhe kanë bërë procedurën e synetit për 776 vetë.  

Gjithashtu kanë dhënë trajnim teorik dhe praktikë për 3 mijë e 828 personel mjekësor të vendeve në fjalë.

Në vendet mirëpritëse u kryen në vend operacionet që nuk ishte e mundur të kryheshin për shkak të mungesës së pajisjeve dhe përvojës.

Java e 42-të e Javës së shëndetit do të zhvillohet në rajonin autonom të Uzbekistanit, Karakalpakistan gjatë datave 1-11 nëntor.

Në programin në qytetin Nukus do të kryhen operacionet në degët e kirurgjisë plastike dhe gjinekologji.

Javët e Shëndetit krijojnë lidhje të fuqishme ndërmjet mjekëve turq, popullit të rajonit dhe ekipeve mjekësore të këtyre vendeve.

Në të njëjtën mënyrë promovohet edhe fuqia njerëzore me përvojë e Turqisë, turizmi shëndetësor dhe kapaciteti i prodhimit të pajisjeve mjekësore.   



Lajme të ngjashme