Niveli i vdekjeve nga infarkti alarmon Bashkimin Evropian

Një në tetë raste të vdekjes në vendet e Bashkimit Evropian shkaktohet nga sulmi në zemër, thuhet në raportin e Zyrës Evropiane për Statistika (EUROSTAT).

EUROSTAT publikoi një raport me rastin e Ditës Botërore të Zemrës, ku sipas të dhënave rreth 12 për qind e vdekjeve në BE shkaktohen nga sulmi në zemër.

Në mesin e vendeve anëtare të BE-së në krye të listës me përqindjen më të lartë të vdekjeve të shkaktuara nga sulmi në zemër është Lituania me 38 për qind, e ndjekur nga Letonia me 29 për qind dhe Sllovakia me 27 për qind.

Vendet me përqindjen më të vogël janë Franca dhe Holanda me 6 për qind.

Më tej thuhet se sulmi në zemër është më i theksuar tek meshkujt. Sipas këtyre të dhënave, nga vdekjet e shkaktuara nga sulmi në zemër, 53 për qind janë meshkuj dhe 47 për qind gra. (AA)

Lajme të ngjashme