Vazhdon rekordi i turizmit turk, Antlaya mirëpriti mbi 10 milionë turistë

Sipas Drejtorisë së Kulturës dhe Turizmit të rrethit të Antalyas, në datat 1-14 shtator, nëpërmjet Aeroportit të Antalyas dhe Aeroportit Gazipasha, në këtë qytet kanë ardhur 920 mijë e 391 turistë të huaj.

Vazhdon rekordi i turizmit turk, Antlaya mirëpriti mbi 10 milionë turistë

Numri i turistëve që kanë ardhur në Antalya me rrugë ajrore ka tejkaluar 10 milionë.

Sipas Drejtorisë së Kulturës dhe Turizmit të rrethit të Antalyas, në datat 1-14 shtator, nëpërmjet Aeroportit të Antalyas dhe Aeroportit Gazipasha, në këtë qytet kanë ardhur 920 mijë e 391 turistë të huaj.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar të këtij muaji kjo shifër është rritur 23%.

Ndërsa nga data 1 janar deri në 14 shtator numri i turistëve të huaj që kanë mbërritur në Antalya nëpërmjet rrugëve ajrore është 10 milionë e 47 mijë e 672.  

Nga këta 9 milionë e 784 mijë e 959 vizitorë kanë zbritur në Aeroportin e Antalyas ndërsa 262 mijë e 713 kanë ardhur në Antalya nëpërmjet Aeroportit Gazipasha.

Sipas kësaj në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i turistëve që kanë ardhur në Antalya nga janari në shtator është rritur 28%.

Pra Antalya, këtë vit ka mirëpritur 2 milionë e 574 mijë turistë të huaj më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017. 

 


Lajme të ngjashme