Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

OBSH: Rreth gjysma e shkollave në botë nuk kanë ujë të pijshëm

Sipas një raporti të përgatitur nga ekspertët e OBSH-së dhe UNICEF-it rreth 900 milionë fëmijë në shkolla ballafaqohen me mungesën e kushteve elementare higjienike.

iran su sıkıntısı
dünyada içme suyu sıkıntısı.jpg
İÇME SU-İRAN.jpg

Pothuajse gjysma e shkollave në botë nuk ka ujë të pijshëm dhe kushte adekuate sanitare për miliona fëmijë, të cilët janë të ekspozuar ndaj rreziqeve të ndryshme për shëndetin dhe jetën.

Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe fondacionit të OKB-së për fëmijët (UNICEF) publikuan një raport, ku thuhet se rreth 900 milionë fëmijë në shkolla ballafaqohen me mungesën e kushteve elementare higjienike.

Përfaqësuesi i OBSH-së dhe udhëheqësi i projektit, Rick Johnston paralajmëroi se një program edukimi cilësor duhet të përfshijë gjithashtu kushtet adekuate të qëndrimit të fëmijëve në shkolla.

Ai gjithashtu paralajmëron se mungesa e ujit të pastër dhe kanalizimeve mund të shkaktojë dehidrim, sëmundje dhe madje edhe vdekje.

Pothuajse një e treta e shkollave fillore dhe të mesme nuk kanë furnizim të sigurt dhe cilësor me ujë të pijshëm. Raporti më tej citon se gati 20 për qind e shkollave nuk kanë ujë të pijshëm. Pak më shumë se një e treta e shkollave nuk kanë objekte adekuate sanitare dhe çdo 1/5 e shkollave fillore dhe çdo 1/8 e shkollave të mesme nuk kanë objekte sanitare.

Një në çdo dy shkolla në botë nuk ka kushte të duhura për larjen e duarve, të cilat janë të domosdoshme për parandalimin e përhapjes së infeksioneve dhe sëmundjeve. Situata më e keqe është në Afrikën Nënsahariane, Azinë lindore dhe juglindore.

Mirëpo, ekspertët janë optimistë dhe thonë se situata mund të përmirësohet me shpejtësi nëse udhëheqësit botërorë e vendosin si prioritet problemin e ujit dhe sanitarisë.

"Me vullnet politik është e mundur të ofrohen shërbime të mira", tha Johnston. (Anadolu Agency-AA)



Lajme të ngjashme