Afganistan - Ekipet e AFAD-it shpërndanë 2 mijë e 500 pako me ushqim

Departamenti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente (AFAD) i Turqisë ka shpërndarë 2 mijë e 500 pako me ushqim për skamnorët në rajonin Xhevizxhan të Afganistanit.

Sipas të dhënave që zënë vend në faqen e internetit të AFAD-it bëhet e ditur se ekipet e ndihmave humanitare të këtij departamenti në koordinim me drejtorin e Programit Botëror të Ushqimit (WFP) për Afganistanin, Zlatan Milisiç, Zëvendësministrin afgan për Menaxhimin e Fatkeqësive, Muhammes Qaseem Haidari dhe delegacionin e Gjysmëhënës së Kuqe Turke për Afganistanin kanë kryer punime për përcaktimin e personave të cilët kanë nevojë për ndihma dhe gjendjen e tyre.

Me përfundimin e punimeve ekipet e AFAD-it pas rajonit Herat familjeve në nevojë në rajonin Xhevizxhan u dërguan 2 mijë e 500 pako me ushqim.

Pakot, të cilat u shpërndanë në bashkëpunim me konsullatën e Turqisë në Mezar-i Sherif, përbëhen nga 10kg oriz, 5lt vaj, 3kg sheqer, 2kg çaj, 2kg makarona dhe 3kg fasule.

Ekipi i AFAD-it për ndihma humanitare deklaruan se punimet e tyre për ti plotësuar nevojat e familjeve tjera do të vazhdojnë.

Lajme të ngjashme