Indonezi - Numri i viktimave të tërmetit rritet në 387

Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësisë, Sutopo Purwo Nugroho konfirmoi numrin e viktimave nga tërmeti, ndërsa shtoi se mbi 380 mijë persona të tjerë.

Indonezi - Numri i viktimave të tërmetit rritet në 387

Numri i të viktimave nga tërmeti me fuqi 7 ballë që tronditi të dielën e kaluar ishullin Lombok të Indonezisë është rritur në 387.

Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësisë, Sutopo Purwo Nugroho, në deklaratën e tij konfirmoi numrin e viktimave nga tërmeti, ndërsa shtoi se mbi 380 mijë persona të tjerë të prekur nga tërmeti janë evakuuar nga kjo zonë.

Duke bërë të ditur se mbi 14 mijë persona janë të plagosur, Nugroho tha se në zonën e goditur nga tërmeti në përgjithësi janë dëmtuar 67 mijë e 875 shtëpi, 468 shkolla, 15 xhami, 50 mesxhide, 3 spitale, 10 klinika dhe 20 ndërtesa zyrash.

Ai gjithashtu bëri të ditur se janë regjistruar 500 lëkundje pasuese dhe se dyshojnë se nën rrënoja të shtëpive ka ende njerëz dhe se kjo mund të shkaktojë rritje në numrin e viktimave.

Në anën tjetër ndërkohë që në rajon po vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit po jetohen edhe vështirësi në furnizimin me ujë të pastër dhe ushqim të personave të evakuuar nga kjo zonë.

Në tërmetin e fuqisë 6,4 ballë që tronditi ishullin Lombok më 29 korrik kanë humbur jetën 16 persona. Ndërkaq kjo zonë më 5 gusht u trondit sërish me një tërmet të fuqisë 7 ballë, ndërsa të enjten e kaluar u godit nga një tërmet të fuqisë 6,2 ballë.



Lajme të ngjashme