Grevë në Francë, mbyllen dyert e Kullës Eiffel

Në deklaratën e bërë nga Kompania e Administrimit të Kullës Eiffel (SETE) greva që filloi mbrëmë do të vazhdojë edhe sot.

Grevë në Francë, mbyllen dyert e Kullës Eiffel

Kulla Eiffel, një nga simbolet e Francës, mbylli dyert për shkak të grevës së punëtorëve.

Në deklaratën e bërë nga Kompania e Administrimit të Kullës Eiffel (SETE) greva që filloi mbrëmë do të vazhdojë edhe sot.

Duke theksuar se për personat që vizitojnë kullën shiten bileta nga interneti dhe në hyrje të kullës, punëtorët morën vendim të fillojnë grevë duke treguar si arsye fluksin e tepër të vizitorëve që zotërojnë bileta të shitura më përpara dhe që kanë një orët të caktuar.

Kulla Eiffel e vizituar vitin e kaluar nga 6.2 milionë vizitorë, është regjistruar si vendi i tretë turistik më i vizituar në Francë pas Muzeut të Louvres dhe Pallatit të Versajë.  

Në kullën që qëndron e hapur për vizitorët çdo ditë nga ora 9.00-00.45, me ndryshimet e bëra kohët e fundit, personat që blejnë biletë nga interneti kanë përparësi dhe një pjesë e ashensorëve të kullës është veçuar vetëm për këta vizitorë.

Punëtorët bëjnë të ditur se për shkak të këtyre zbatimeve ndodh një dyndje e madhe dhe shpeshherë ka tension ndërmjet vizitorëve dhe punëtorëve.  


Fjalët Kyçe: Kulla Eiffel , SETE , turizmi , Franca , Parisi

Lajme të ngjashme