Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Interesi për gjuhën dhe kulturën turke në Japoni

Në Japoni, në qytetin Kushimoto, ku gjenden varrezat Erturull (Ertuğrul), filloi mësimi i turqishtes për 300 nxënës, mundësuar nga Instituti Junus Emre (YEE) në Tokio.

Interesi për gjuhën dhe kulturën turke në Japoni

Në Japoni, në qytetin Kushimoto, ku gjenden varrezat Erturull (Ertuğrul), filloi mësimi i turqishtes për 300 nxënës, mundësuar nga Instituti Junus Emre (YEE) në Tokio.

Sipas deklaratës së bërë nga Instituti, në kuadër të programit arsimor “Turqishtja dhe Kultura Turke”, që zhvillohet në mënyrë të përbashkët me Shkollën Fillore Oshimo dhe Gjimnazin Kushimoto, u zhvillua një ceremoni me rastin e fillimit të orës së parë të mësimit.

Në mësimin e parë, të dhënë nga ana e mësuesve të Institutit Junus Emre për 300 nxënës, morën pjesë edhe Ambasadori i Turqisë në Tokio, Hasan Murat Merxhan (Mercan), bashkëshortja e tij Inxhi Merxhan ( İnci Mercan), Drejtori i Instituti Junus Emre në Tokio, Hysejin Tuna (Hüseyin Tuna) dhe Drejtori i Zyrës së Linjave Ajrore Turke në Japoni, Mehmet Akaj (Akay).   

Nxënësit japonezë pritën delegacionin turk me fjalë në turqisht dhe me veshje tradicionale turke dhanë një shfaqe me valle popullore.

Edhe Ambasadori Merxhan dhe delegacioni që e shoqëronte i qerasi nxënësit me llokume turke dhe i dhuroi atyre kapele dhe bluza promovuese të Turqisë.   

Në fjalimin e rastit Z. Merxhan theksoi se Kushimoto, që është vendi ku ndodhi fatkeqësia e Fregatës Erturull në vitin 1890, zë një vend të rëndësishëm në historinë e dy vendeve.

“Mësimet, që japim në shkollën me 50 nxënës dhe gjimnazin me 255 nxënës, fokusohen në njohjen e kulturës turke” tha Z. Merxhan.

Ambasadori merxhan tha se vazhdojnë punimet edhe për mbrojtjen e trashëgimisë turke në këtë qytet.

Tragjedia e Fregatës Erturull

Pas vizitës në Stamboll të nipit të Perandorit të Japonisë, Komeii në fund të shekullit 19-të, për të përforcuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, me direktivën e Perandorit osman të asaj kohe, Abdylhamiti II, Fregata Erturull kishte kthyer vizitën në Japoni dhe pas një kohe gjatë kthimit, në 18 shtator 1890, fregata së bashku me ekuipazhin ishte mbytur në det të hapur në Kushimoto.

Mbi 500 marinarë kishin rënë dëshmorë ndërsa 69 të tjerë ishin shpëtuar.

Në zonën ku ishin varrosur marinarët turq të nxjerrë nga deti u ndërtua “Përmendorja dhe Muzeu i Varrezave Erturull”.  



Lajme të ngjashme