Etiopiani i traumatizuar sillet për kurim në Turqi

Është sjellë për kurim në Turqi 27-vjeçari Shumye Muhamed, i cili kishte muaj që priste të mjekohej pas një aksidenti në punë si pasojë e kontaktit me telat e tensionit të lartë në Etiopi.

Etiopiani i traumatizuar sillet për kurim në Turqi

Muhamedi të mërkurën u dërgua në Turqi me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë së Etiopisë, për shkak të pamundësive për kurimin e tij në Etiopi.

Punëtori i ndërtimit Muhamed filloi trajtimin e duhur mjekësor në Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit “Yıldırım Beyazıt” në Ankara. Shpenzimet e udhëtimit dhe mjekimit përballohen nga Ministria e Shëndetësisë së Turqisë dhe Bashkia e Metropolit të Stambollit. 

Muhamedi në maj të këtij viti kishte pësuar një aksident si pasojë e kontaktit me linjën e tensionit të lartë në katin e dytë të një ndërtese, ku ai kishte qenë duke punuar.

Pas aksidentit ai kishte humbur vetëdijen dhe ishte shtruar menjëherë në spital, por gjendja e tij shëndetësore nuk ishte përmirësuar pavarësisht ndërhyrjeve që i ishin bërë prej disa muajsh.

Thuhet se Muhamedi mund të humbasë disa gjymtyrë nëse atij nuk i bëhen ndërhyrjet e nevojshme.

Në veçanti vitet e fundit është vënë re një rritje e numrit të pacientëve etiopianë që vijnë në Turqi, ku mundësitë për të përfituar nga shërbimet shëndetësore janë zhvilluar dukshëm. Po punohet në drejtim të zhvillimit të turizmit shëndetësor duke organizuar aktivitete të ndryshme në këtë vend.

 


Lajme të ngjashme