Turqia vitin e kaluar ka dhënë 8,07 miliardë dollarë ndihma humanitare, vendi më bujar në botë

Sipas raportit të fundit të Programit të Ndihmës Humanitare Globale të Organizatës së Iniciativave Zhvillimore (Devinit), me seli në Londër, Turqia kryeson listën e vendeve më humanitare të vitit 2017 me 8,07 miliardë dollarë ndihma...

Turqia vitin e kaluar ka dhënë 8,07 miliardë dollarë ndihma humanitare, vendi më bujar në botë

Turqia është renditur në krye të listës së vendeve që kanë bërë më shumë ndihma humanitare gjatë vitit të kaluar.

Sipas raportit të fundit të Programit të Ndihmës Humanitare Globale të Organizatës së Iniciativave Zhvillimore (Devinit), me seli në Londër, Turqia kryeson listën e vendeve më humanitare të vitit 2017 me 8,07 miliardë dollarë ndihma.

Publikuar më datë 19 qershor, raporti në fjalë bën me dije se Turqia ndiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 6,68 miliardë dollarë, Gjermania me 2,99 miliardë dollarë, Mbretëria e Bashkuar me 2,52 miliardë dollarë dhe Bashkimi Evropian me 2,24 miliardë dollarë.

Ministria turke e Punëve të Jashtme përshëndeti raportin përmes një deklarate me shkrim të enjten duke thënë se “fuqia e diplomacisë humanitare të Turqisë, e zbatuar pa diskriminim, është konfirmuar edhe një tjetër herë në nivel global”.

“Raporti thotë se Turqia ka ruajtur pozitën e saj udhëheqëse si “kombi më bujar” në botë, me një raport prej 0,85% ndërmjet të ardhurave kombëtare dhe ndihmës humanitare. Norvegjia dhe Luksemburgu janë ndjekësit më të afërt të kryesimit të Turqisë me një raport prej 0,17%”, thuhet në një komunikatë me shkrim të MPJ turke.

“Turqia është e vendosur të vazhdojë politikat e saj humanitare për të mirën e të gjithë njerëzimit”, shtoi ajo.

Në këtë listë, SHBA-ja renditet e 19-a me një raport prej 0,04% ndërmjet të ardhurave kombëtare dhe ndihmës humanitare.

Krahas aktivitete humanitare globale të saj në mbarë botën, Turqia pret gjithashtu numrin më të madh të refugjatëve në botë: 3,9 milionë sipas shifrave zyrtare. Në fund të muajit maj 2018, vetëm numri i refugjatëve sirianë të strehuar në këtë vend ishte 3,6 milionë.

Turqia u rendit e treta në raportin e Programit të Ndihmës Humanitare Globale të Organizatës së Iniciativave Zhvillimore për vitet 2013, 2014 e 2015 dhe e dyta në listë pas SHBA-së në vitin 2016, me 6,3 miliardë dollarë shpenzime humanitare.



Lajme të ngjashme