Vakëfi i Diyanetit shpërndan 5 mijë Kuranë në Sri-Lankë

Vakëfi i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV), në kuadër të projektit “Le të jetë Kurani dhurata ime”, shpërndau për myslimanët që jetojnë në Siri-Lankë 5 mijë kopje të Kuranit në gjuhën e këtij vendi.

TDV zhvilloi ceremoni të shpërndarjes së Kuranit edhe në institucionet arsimore dhe xhami të rajoneve Kinniya, Kandy, Trinkomali dhe Batikalan.

Gjatë këtyre ceremonive u dhuruan edhe 5 mijë kopje të Kuranit të printuara në gjuhën tamile.  

Përgjegjësi i Vakëfit të Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë  për Sri-Lankën, Mikail Çolak në fjalimin e rastit, tha: “Myslimanët që jetojnë këtu tregojnë një mirësi të mahnitshme ndaj popullit tonë. Ata e duan shumë Turqinë dhe popullin turk. Ata u lumturuan shumë kur na panë këtu”.

Ai tha se në kuadër të projektit “Le të jetë Kurani dhurata ime”, TDV do të dhurojë Librin e Shenjtë të Islamit për besimtarët myslimanë në shumë vende të botë, të cilat janë përgatitur në shumë gjuhë të ndryshme.

Çollak falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar duke bërë dhurime në Vakëf.

Lajme të ngjashme