TIKA shpërndan ndihma ushqimore për familjet në nevojë në Libi

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) i dorëzoi Fondit të Ndihmës dhe Zhvillimit të Libisë 51 ton ndihma ushqimore, që do ti shpërndahen rreth 1.500 familjeve në nevojë në jug të vendit.

Çdo paketë ndihme përmban ushqime të mjaftueshme për një familje për gjithë muajin e ramazanit.

TIKA planifikon gjithashtu që në ditët në vijim të dorëzojë ndihma edhe në Tripoli dhe disa rajone në jug.

Ndihmat e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim do të dërgohen në qytetet Sebha dhe Ubari.

Në fazën e dytë, ndihmat do të dërgohen në qytetet Murzuk, Gat dhe Katrun, që gjenden në jug të vendit.

Përparësi në shpërndarjen e ndihmave do tu jepet familjeve që janë ndikuar nga lufta.

Lajme të ngjashme