Kalojnë lumin me litar çeliku për të shkuar në treg

Banorëve të fshatit malor Lazimi në Kinë për të shkuar në pazar u duhet të bëjnë një udhëtim të vështirë mbi litarin e çelikut.

Kalojnë lumin me litar çeliku për të shkuar në treg

Për shkak të mungesës së urës fshatarët në anën tjetër të lumit kalojnë me një sistem që e kanë ndërtuar vetë me një litar çeliku dhe 2 kanxha.

Edhe pse në pamje të parë duket si argëtuese, kalimi i lumit në këtë mënyrë bart rrezik të madh, sidomos për fëmijët dhe familjet.

Banorët e zonës thonë se ka 30 fshatra të tilla që e përdorin këtë sistem për të kaluar në anën tjetër të lumit.



Lajme të ngjashme