Facebook objekt hetimesh edhe në Indonezi

Ministria për Komunikim dhe Teknologji Informative në Indonezi, përmes një kumtese tha se kanë kërkuar nga shefi i Policisë Kombëtare të nisë një hetim për shkeljet e mundshme të ligjeve të privatësisë.

Facebook objekt hetimesh edhe në Indonezi

Qeveria e Indonezisë njoftoi të premten se është duke hetuar Facebook-un për shkelje të privatësisë së përdoruesve të tij në këtë shtet.

Ministria për Komunikim dhe Teknologji Informative në Indonezi, përmes një kumtese tha se kanë kërkuar nga shefi i Policisë Kombëtare të nisë një hetim për shkeljet e mundshme të ligjeve të privatësisë.

Kërkesa është bërë një ditë pasi Facebook-u bëri të ditur se kompania Cambridge Analytica ka shfrytëzuar të dhënat personale të mbi një milionë indonezianëve.

Sipas tyre, përfaqësuesit e Facebook-ut në Indonezi mund të përballen me 12 vjet burg dhe me një gjobë prej 871.000 dollarë.

Ministri indonezian, Rudiantara, u tha gazetarëve se gjatë takimit ka kërkuar që Facebook të heqë aplikacionet që u mundësojnë palëve të treta të kenë qasje në informacionet e përdoruesve.

Indonezia ka mbi 115 milionë përdorues aktivë të Facebook-ut, me çka ndodhet në vendin e katërt në listën e shteteve me numrin më të madh të përdoruesve.

Rreth 97 për qind e përdoruesve lidhen me këtë media sociale përmes pajisjeve mobile. (Anadolu Agency-AA)

 


Lajme të ngjashme