Afrin-Ushtria turke pastron furrat nga bombat, Turqia dërgon miell për prodhimin e bukës

Me vënin në punë të një furre në Afrin, ku organizata terroriste kishte vendosur bombë, numri i furrave të hapura në nënprefekturë arriti në 2.

Afrin-Ushtria turke pastron furrat nga bombat, Turqia dërgon miell për prodhimin e bukës

Me vënien në punë të një furre buke në Afrin, ku organizata terroriste kishte vendosur bombë, numri i furrave të hapura në nënprefekturë arriti në 2.

Forcat e Armatosura të Turqisë me operacionin “Dega e Ullirit”, filluar më 20 janar në Afrin të Sirisë, për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në kufij e rajon, për të neutralizuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it, si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi i terroristëve, pastruan rajonin e Afrinit nga terroristët më 18 mars.

Në qendër të Afrit të pastruar nga terrorizmi me mbështetjen e Turqisë vazhdojnë të fashiten plagët.

Ndërkaq vazhdon puna me kujdes për kërkimin dhe pastrimin e bombave të kurthuara në furra nga ana e terroristëve në arratisje.

Pas furrës së bukës me kapacitet 5 mijë bukë në ditë, të hapur një ditë më parë edhe një furrë tjetër buke u vu në shërbim.

Nevoja për miell e furrës që filloi prodhimin sigurohet nga Turqia.

Në furrën, ku punojnë banorët e Afrinit, prodhohen 4 mijë e 500 bukë në ditë.

Ndërkaq vazhdojnë punimet e kërkim/pastrimit të 7 furrave të tjera të bukës ku janë vendosur shpërthyes.

Nga ana tjetër Forcat e Armatosura Turke nga 18 marsi 2018 kur u mor nën kontroll rajoni i Afrinit në Siri e deri më sot, kanë asgjësuar 95 mina dhe bomba artizanale.



Lajme të ngjashme