Ndihmat humanitare turke mbërritën në fshatin Kavkabah të Afrinit

Fondacioni turk IHH ka shpërndarë kuti me ndihma ushqimore, pako për fëmijë, bukë dhe komplete higjenike për familjet që jetojnë në fshatin Kavkabah, në jug të Afrinit.

Ndihmat humanitare turke mbërritën në fshatin Kavkabah të Afrinit
Afrini i çliruar nga terroristët
Afrini i çliruar nga terroristët

Pamjet e para nga Afrini i kontrolluar nga njësitë e Ushtrisë Turke dhe Ushtrisë së Lirë Siriane.

Fondacioni i Ndihmave Humanitare “Të Drejtat dhe Liritë e Njeriut” (IHH) ka shpërndarë kuti me ndihma ushqimore, pako për fëmijë, bukë dhe komplete higjenike për familjet që jetojnë në fshatin Kavkabah, që ndodhet në jug të qendrës së provincës së Afrinit në Siri dhe që është çliruar nga organizata separatiste terroriste PKK/PYD-YPG.

Selim Tosun, përgjegjësi i IHH-së për komunikimin me mediat për punimet e fondacionit në Siri, në deklaratën që bëri tha: “Ne vazhdojmë të shpërndajmë materialet e ndihmave humanitare, që bamirësit në Turqi kanë dërguar për civilët që jetojnë në zonat e spastruara nga elementët terroristë në kuadër të Operacionit “Dega e Ullirit”. Së fundmi kemi çuar ndihma pranë familjeve të fshatit Kavkabah, i pastruar nga organizata terroriste dhe që ndodhet në jug të qendrës së provincës së Afrinit”.

Kur shkuam në fshatin Kavkabah, për t’u shpërndarë ndihmat familjeve në nevojë, konstatuam se banorët kishin nevojë për ilaçe. Për familjet që jetojnë në këtë fshat shpërndamë pako me ushqime, ndihma për fëmijë, bukë dhe komplete higjenike. Konstatuam nevoja serioze edhe për sa i takon shërbimit shëndetësor. Banorët e zonës fillimisht do të vizitohen falas nga doktorët tanë vullnetarë dhe pastaj do ti ndihmojmë edhe me ilaçe”,- sqaroi Tosun, duke shtuar se fondacioni i IHH do të vazhdojë të jetë në mbështetje në civilëve të fshatit Kavkabah, të cilin Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) e kanë spastruar nga terrori.

 


Lajme të ngjashme