Afrika e Jugut - Qeveria shpallë gjendje fatkeqësie për shkak të thatësirave

Qeveria e Afrikës së Jugut sot shpalli fatkeqësi kombëtare për shkak të thatësirës së vazhdueshme dhe mungesës së ujit në disa pjesë të vendit.

Ministri i Qeverisjes Bashkëpunuese dhe Çështjeve Tradicionale, Zweli Mkhize, u tha gazetarëve në parlament se tre nga nëntë provinca janë të prekura nga thatësira.

Cape Town, një destinacion i popullarizuar turistik, është ndër më të goditurat. Zonat tjera të prekura përfshijnë pjesë të Kepit Verior, Kepit Lindor dhe Kepit Perëndimor.

Për shkak të ndryshimeve të kushteve klimatike në Afrikën e Jugut ka rënë më pak reshje ose nuk ka patur fare për disa muaj. Shumica e digave në vend kanë regjistruar ulje të niveleve të ujit.

Mkhize thotë se gjithsej 6 miliardë rand (508 milion dollarë) janë ndarë për fatkeqësitë në buxhetin e vitit 2018-2019. (AA)

Lajme të ngjashme