Vëllezërit dhe motrat luajë rol të rëndësishëm në zhvillimin e fëmijës

Të kesh një vëlla, apo motër, mund të na bëjë më të mirë dhe më të ndjeshëm dhe rritja me njëri-tjetrin mund të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e një fëmije.

Vëllezërit dhe motrat luajë rol të rëndësishëm në zhvillimin e fëmijës

Të kesh një vëlla, apo motër, mund të na bëjë më të mirë dhe më të ndjeshëm dhe rritja me njëri-tjetrin mund të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e një fëmije.

Kjo është ajo që del nga një hulumtim i ri i përbashkët i Universitetit të Calgary, Universitetit Kanadez të Lavalit, Universitetit të Tel-Avivit dhe atij të Torontos, sipas të cilit fëmijët që kanë vëllezër e motra janë të sjellshëm, të ngrohtë dhe mbështetës dhe rriten shumë më të ndjeshëm në lidhje me fëmijët e vetëm.

Po kështu, vëllezërit e motrat më të mëdhenj luajnë një rol të rëndësishëm në jetën e të miturve dhe, së bashku me prindërit e tyre, veprojnë si model, duke i ndihmuar fëmijët të mësojnë për botën.

“Gjetjet tona nënvizojnë rëndësinë e konsiderimit se si të gjithë anëtarët e familjes, jo vetëm prindërit, kontribuojnë në zhvillimin e fëmijëve,” sugjeron Sheri Madigan, asistent profesor i psikologjisë në Universitetin e Calgary dhe bashkëautor i studimit.

Studimi

Për të arritur këto konkluzione, studiuesit morën në konsideratë një grup prej 452 çifte fëmijësh të moshës 18 muaj deri në katër vjeç, duke përfshirë të gjitha kombinimet: vëlla më i madh dhe vëlla më i vogël, vëlla më i madh dhe motra e vogël, motra më e madhe dhe vëllai më i vogël, motra më e madhe dhe motra më e vogël.
Qëllimi ishte të zbulohej nëse niveli i ndjeshmërisë së vëllezërve në fillim të studimit mund të parashikonte ndryshimet në ndjeshmërinë e vëllezërve të tjerë. Kjo është arsyeja pse kërkuesit filmuan ndërveprimet në shtëpitë e familjeve dhe nënat plotësuan pyetësorët për të shkruar përgjigjet e fëmijëve të tyre më të mëdhenj përballë situatave që kërkonin një përfshirje të caktuar ndjeshmërie, të tilla si reagimi ndaj një prindi që simulonte një dhembje fizike, ose një i rritur i trishtuar.

Në fund të periudhës së vëzhgimit, vëllezërit dhe motrat më të mëdhenj, të cilët kishin filluar të lidhen me të vegjlit e familjes, ishin shumë më të ndjeshëm se në fillim të eksperimentit. Në fund të periudhës së vëzhgimit, vëllezërit dhe motrat më të mëdhenj, të cilët kishin filluar të lidhen me të vegjlit e familjes, ishin shumë më të ndjeshëm se në fillim të eksperimentit.
Për më tepër, “efektet janë të njëjta për të gjithë fëmijët në studim me një përjashtim: vëllezërit e motrat më të vogla nuk kontribuojnë në ndryshime të rëndësishme në ndjeshmërinë e motrave më të mëdha”, tha Marc Jambon i Universitetit të Torontos.

Ndikimi i vëllezërve dhe motrave më të mëdha ishte në fund më i fortë në familjet, ku dallimi i moshës midis fëmijëve ishte më i madh, duke konfirmuar rolin e vëllezërve të mëdhenj, si atë të “mësuesve” dhe të modeleve për t’u ndjekur. (ATSH)



Lajme të ngjashme