Spitali turk në Somali ‘shpërndan’ shërim për të sëmurët somalezë dhe më gjerë

Spitali Arsimor dhe Kërkimor Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në Mogadisho të Somalisë kuron të sëmurët në vendin që gjendet në buzë të tragjedisë së terrorit, skamjes dhe varfërisë.

Spitali turk në Somali ‘shpërndan’ shërim për të sëmurët somalezë dhe më gjerë

Spitali Arsimor dhe Kërkimor Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në Mogadisho të Somalisë kuron të sëmurët në vendin që gjendet në buzë të tragjedisë së terrorit, skamjes dhe varfërisë.

Në spitalin e hapur për shërbim në 25 janar 2015 me pjesëmarrjen e Presidentit Erdoan, kryejnë detyrën gjithsej 34 mjekë specialistë nga këta 23 mjekë turq dhe 11 mjekë somalezë.

Në spitalin me 82 personel mjekësor turk dhe 468 personel mjekësor somalez, krahas somalezëve vijnë për kurim edhe pacientë nga Kenia dhe Xhibuti dhe rajonet që kanë shpallur pavarësinë brenda vendit si Somaliland dhe Putlan.

Në poliklinikat me pajisje të plota (moderne) gjatë vitit 2017 kanë ardhur për kurim 161 mijë e 669 pacientë.

Ndërkohë që nga shërbimi i emergjencës kanë përfituar 25 mijë e 672 pacientë, 9 mijë e 57 pacientë të tjerë janë shtruar për kurim në spital.

Në spital 1 mijë e 423 persona janë kuruar në reanimacion. 5 mijë e 361 të sëmurë janë bërë operacion në spital ndërkohë që 14 mijë e 654 të sëmurë kanë marrë shërbim dialize.

Në laboratorët e spitalit janë bërë 1 milionë e 209 mijë e 952 analiza, 5 mijë e 887 MR (skaner), 15 mijë e 839 tomografi dhe 17 mijë e 456 ultratinguj.

Gjithashtu në spital janë bërë 9 mijë e 103 vaksina dhe numri i lindjeve ka arritur në 953.

Brenda institucionit me statusin e Spitalit Arsimor dhe Kërkimor, nga ana e mjekëve specialistë turq, personelit mjekësor somalez, i është dhënë trajnim 968 herë.  



Lajme të ngjashme