TIKA është vazhdimisht pranë myslimanëve të Arakanit

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) vazhdon të ndihmojë familjet e dëmtuara nga zjarri i rënë muajin e kaluar në kampin Kyinyi Pyin, në rajonin Paktauw të Arakanit.

885526
TIKA është vazhdimisht pranë myslimanëve të Arakanit

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka ndihmuar me ushqime dhe materiale të tjera familjet e dëmtuara nga zjarri i rënë muajin e kaluar në kampin Kyinyi Pyin, në rajonin Paktauw të Arakanit.

Në një deklaratë me shkrim nga TIKA mësohet se janë ndarë ndihma me ushqime dhe materiale për myslimanët e Arakanit të cilët janë shpërngulur nga vendbanimet e tyre për shkak të ngjarjeve të dhunshme në vitin 2012 në Arakan, duke u vendosur në kampet dhe fshatrat e formuara përreth Lumit Kaladan dhe të cilët janë prekur nga përmbytjet dhe zjarret e ndodhura kohëve të fundit.

TIKA ka ndarë ndihma për ndërtimin e shtëpive prej bambuje të cilat u shkatërruan si pasojë e zjarrit në muajin dhjetor në kampin Kyinyi Pyin, në rajonin Paktauw.

Njoftohet se në rajon janë dërguar ndihma të përbëra nga 11 produkte të ndryshme për nevojat emergjente të familjeve që janë prekur nga zjarri.

Në deklaratë theksohet se nga ndihmat që përfshijnë batanije, veshje, pajisje kuzhine dhe produkte ushqimore përfitojnë rreth 250 persona, dhe se në fazën e dytë të punimeve do të plotësohen nevojat për strehim të 60 familjeve. (AA)



Lajme të ngjashme