Uthulla e mollës një antibakterial i shkëlqyer

Të gjitha frutat kanë përbërës ushqimorë, por molla në ndryshim nga të tjerat përmban më shumë përbërës ushqyes e shërues...

Uthulla e mollës një antibakterial i shkëlqyer

Të gjitha frutat kanë përbërës ushqimorë, por molla në ndryshim nga të tjerat përmban më shumë përbërës ushqyes e shërues.

Ajo përmban sidomos natrium, hekur, fosfor, disa alkaloide, acetaldehid, paktin, sheqer, thartirë të mollës, ndërsa nga vitaminat dallohet vitamina A, B dhe  C. Kërkimet shkencore kanë provuar se uthulla e mollës ndihmon në balancimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe në përmirësimin e diabetit.

Studimet konfirmojnë se konsumimi i rregullt i uthullës së mollës redukton trigliceridet në gjak dhe ul dukshëm presionin arterial.

Uthulla e mollës ndihmon në largimin e mukusit nga organizmi, pastron sinuset, lehtëson kongjestionin (bllokimin) si dhe mbështet sistemin imunitar.

Duke qenë se uthulla e mollës ka një përqindje të lartë veprimi antibakterial, ajo është e shkëlqyer në mbrojtjen e organizmit nga shumë elementë të dëmshëm që ne marrim nëpërmjet ushqimeve ditore si, E. Coli dhe salmonela. Mjafton vetëm gjysmë luge uthull molle, e shkrirë në një litër ujë për të bërë shpërlarjen e perimeve, përpara se ti gatuajmë, ose gjysmë luge uthull në rastin kur i konsumojmë perimet e ziera dhe misioni quhet i kryer. Në rastin e fundit uthulla bashkohet me vajin e ullirit dhe organizmi ynë fiton aftësi të mëdha mbrojtëse nga bakteret. /ATSH



Lajme të ngjashme