UNICEF: Qindra-mijëra fëmijë nën kërcënimin e minave në lindje të Ukrainës

Sipas një raporti të publikuar nga OKB-ja të entjen, 220.000 fëmijë rrezikojnë në çdo moment të bien viktima të shpërthimeve nga minat dhe pajisje të tjera shpërthyese në rajonin lindor të Ukrainës...

873231
UNICEF: Qindra-mijëra fëmijë nën kërcënimin e minave në lindje të Ukrainës

Qindra-mijëra fëmijë rrezikojnë në çdo moment të bien viktima të shpërthimeve nga minat dhe pajisje të tjera shpërthyese në rajonin lindor të Ukrainës, një nga territoret më të ekspozuara në botë nga minat dhe i goditur nga lufta, sipas një raporti të publikuar nga OKB-ja të entjen.

Ky konflikt i përgjakshëm mes ushtrisë ukrainase dhe luftëtarëve rebelë prorusë ka vënë në rrezik 220.000 fëmijë që jetojnë, luajnë dhe shkojnë në shkollë në zona të mbuluara nga minat dhe mjete të tjera eksplozive, sipas Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF).

“Është e papranueshme që zona ku fëmijët mund të luajmë në siguri të plotë rreth katër vjet tashmë janë të minuar nga eksplozivë vdekjeprurës”, tha Giovanna Barberis, përfaqësuese e UNICEF-it në Ukrainë.

“Të gjithë aktorët e konfliktit duhet në mënyrë të mënjehershme t'i japin fund përdorimit të armëve mizore që kanë prekur komunitetet dhe rrezikojnë vazhdimisht fëmijët me marrjen e plagëve apo dhe me vdekje”, shtoi ajo.

“Minat dhe municionet e pashpërthyera janë shkaku kryesor i aksidenteve që prekin fëmijët, të cilat përllogariten afërsisht me dy të tretat nga numri i përgjithshëm i të plagosurve dhe të vdekurve gjatë kësaj periudhe”, sqaroi UNICEF-i.

Agjencia paralajmëroi se armët shpërthyese po kërcënojnë gjithashtu infrastruktura jetësore që sigurojnë furnizimet me ujë, gaz dhe energji elektrike.

UNICEF-i u kërkoi të gjitha palëve të përfshira në konflikt për të ndërmjetëuar sërish një marrëveshje armëpushimi dhe për të lejuar nisjen e aktiviteteve të çminimit dhe rehabilitetit të terreneve të prekura.

Më shumë se 10.000 persona kanë vdekur dhe 24.000 janë plagosur prej nisjes së revoltës proruse në prill të vitit 2014. /ATSH



Lajme të ngjashme