Si të parandalojmë dhe përballemi me Alzheimerin, sëmundja e shekullit

Alzheimeri është një nga llojet e demencës (degjenerimi i trurit) që shkakton probleme me kujtesën, të menduarit dhe mënyrën e sjelljes...

Si të parandalojmë dhe përballemi me Alzheimerin, sëmundja e shekullit

Alzheimeri është një nga llojet e demencës (degjenerimi i trurit) që shkakton probleme me kujtesën, të menduarit dhe mënyrën e sjelljes. Zakonisht diagnostikohet te personat mbi moshën 65 vjeç, ndonëse shenjat e para të tij mund të shfaqen shumë më herët. Simptoma më e njohur është paaftësia për të mbajtur mend kujtime të reja dhe vështirësia për të mbajtur mend fakte të vëzhguara kohët e fundit.

Këta persona kanë nevojë për përkujdesje nga familjarët e tyre ose nga një i afërm. Pasojat e kësaj sëmundjeje janë fizike, psikologjike, ekonomike dhe sociale.

Me rrezik më të ulët për zhvillimin e kësaj sëmundjeje rezultojnë njerëzit që merren me aktivitete intelektuale si leximi, shkrimi i kujtimeve, lojëra me pazëlla, fjalëkryqe, përdorimi i instrumenteve muzikore, marrëdhëniet e mira shoqërore apo mësimi i gjuhëve të huaja.

Kujdes duhet treguar edhe me ushqyerjen. Rreziku është më i lartë kur përdorim yndyra, sheqerna apo proteinat shtazore.

Me shumë dobi janë edhe aktivitetet sportive apo ecjet dhe shëtitjet në ajër të pastër. Stimulimi mendor, ushtrimet dhe dieta e balancuar sugjerohen si mënyrat më të mira për të parandaluar dhe menaxhuar sëmundjen. /ATSH



Lajme të ngjashme