Gjermani – Një fshat i tërë shitet në ankand për 140.000 euro

Fshati Alwine në shtetin gjerman të Brandenburgut u shit të shtunën në ankand me një çmim prej 140.000 eurosh...

Gjermani – Një fshat i tërë shitet në ankand për 140.000 euro

Fshati Alwine në shtetin gjerman të Brandenburgut u shit të shtunën në ankand me një çmim prej 140.000 eurosh (164.720 dollarë).

Sipas agjencisë gjermane të lajmeve (DPA), një blerës anonim, nëpërmjet telefonit, ishte ofertuesi i vetëm në ankand për këtë fshat të vogël me 20 banorë, i cili ndodhet në mes të një pylli.

Fshati përfshin një rrugë, nëntë shtëpi, disa ndërtesa të tjera, 10 garazhe dhe depo.

“Ka pasur shumë të interesuar, madje edhe nga jashtë shtetit duke përfshirë Indinë”, thotë Matthias Knake i shtëpisë së ankandeve “Karhausen”.

Banorët nuk janë shumë të pasur dhe disa ndërtesa janë të dëmtuara në fasadat e tyre.

Alwine është pjesë e qytetit të Uebigau-Wahrenbrueck, i lokalizuar 150 km në jug të Berlinit.

Myftari i Domsdorfsit, Peter Kroll, njëherësh përgjegjës i këtij fshati, bëri me dije se në Alwine nuk ka dyqane dhe autobusi i vetëm i linjës nuk ndalon atje.

I pranishëm në ankand, Kroll theksoi se banesat e Alwines kanë nevojë urgjente për mirëmbajtje dhe se shpreson që pronari i ri të bëjë diçka të mirë për fshatarët e atjeshëm.



Lajme të ngjashme