Turqi - Mugla - Kënaqësi nga noti në det, në dhjetor

Temperatura e ujit të detit në dhjetor arrin në 21 gradë, ndërsa qytetarët këtë e shfrytëzuan për të notuar.

Turqi - Mugla - Kënaqësi nga noti në det, në dhjetor

Derisa temperaturat e ulëta dhe reshjet e borës kanë goditur pjesën më të madhe të Evropës, qytetarët e Fet’hiye në Mulla (Muğla) të Turqisë bëjnë kënaqësinë e notit në det.

Temperatura e ujit të detit në dhjetor arrin në 21 gradë, ndërsa qytetarët këtë e shfrytëzuan për të notuar teksa të tjerët kënaqen në rrezet e diellit. Ka edhe nga ata që kohën e bukur e shfrytëzojnë për shëtitje në plazh.

Eyyup Karakaya me familje arriti për pushime nga Stambolli. Ai tha se është ndjesi e bukur që në dhjetor mund të notojë në det. Edhe vitin e kaluar në po të njëjtën kohë ka qenë në Fet’hiye, edhe atëherë po ashtu ishte kënaqur.


Fjalët Kyçe: not , det , plazh , Mugla , Fethiye , Turqi

Lajme të ngjashme