Papa Françesku përdori fjalën “Arakan” dhe kërkoi falje nga populli mysliman i Arakanit

Lideri shpirtëror i katolikëve, të cilët në Mianmar nuk përdorin fjalën “Arakan”, e përdori këtë fjalë gjatë vizitës në Bangladesh.

859695

Qeveria e Mianmarit, për arakanasit që jetojnë prej brezash në këtë vend por që nuk i njihen të drejta nënshtetësie, përdor shprehjen “emigrantë të Bangladeshit”.

Papa Françesku pas takimeve me liderët civilë dhe ushtarakë në Mianmar, kaloi në Bangladesh ku janë strehuar më shumë se 600 mijë myslimanë të Arakanit, të cilët janë arratisur nga dhuna e përjetuar në Mianmar.

Ai dëgjoi historitë e myslimanëve të Arakanit në kryeqytetin Dakka dhe bekoi refugjatët që biseduan me të.

Nga 16 arakanasit, me të cilët u takua, papa kërkoi falje për indiferentizmin e botës.  

“Ne jemi pranë jush. Situata juaj është shumë e vështirë. Kërkoj falje nga ju në emër të atyre që ju kanë lënduar dhe për shkak të indiferentizmit të botës. Nga gjerësia e shpirtit tuaj kërkoj të pranoni faljen tonë” tha papa Françesku.

Lajme të ngjashme