I riu turk shpallet hero në Gjermani pasi i shpëtoi jetën Kryetarit të Bashkisë së Altenës

(AA) Donerxhiu turk Ahmet Demir (27) është shpallur hero në Gjermani pasi i ka shpëtuar jetën kryetarit të Bashkisë së Altenës në shtetin Nordrhein-Westfalen, Andreas Hollstein, pasi një agresor ka dashur ta therë me thikë në qafë në restorantin e tij.

857821
I riu turk shpallet hero në Gjermani pasi i shpëtoi jetën Kryetarit të Bashkisë së Altenës

(AA) Donerxhiu turk Ahmet Demir (27) është shpallur hero në Gjermani pasi i ka shpëtuar jetën kryetarit të Bashkisë së Altenës në shtetin Nordrhein-Westfalen, Andreas Hollstein, pasi një agresor ka dashur ta therë me thikë në qafë në restorantin e tij.

Sulmohet me thikë politikani gjerman që përkrahte azilantët

Demir, i cili së bashku me të atin e tij Abdullah Demir (59) i shpëtoi jetën kreut të bashkisë në restorantin e tyre, për AA rrëfen ngjarjen, duke thënë se rreth orës 20:00, Hollstein kishte hyrë në restorantin e tyre, teksa ai ka qenë duke punuar me nënën dhe babain e tij.

Ai tregon se me kryetarin Hollstein njihet që më parë, kurse thotë se teksa po priste porosinë e tij, kishin filluar të bisedonin.

"Pas 10-15 minutash hyri njş person. Hyri në mënyrë normale. Nuk ishte i dehur. Kërkoi një doner. Unë edhe punoja edhe bisedoja me kryetarin e bashkisë. Më tha se do të takohej me presidentin, porse takimi është shtyrë për një datë tjetër. Kur agresori e dëgjoi këtë, shikoi në mënyrë të çuditshme dhe e pyeti nëse ai është kryetari i bashkisë. Ai u përgjigj pozitivisht. E kisha shpinën e kthyer. Kur u ktheva, ai nxori thikën", rrëfen Demir.

Ai thotë se teksa rrëfen, ende ndihet i ndıkuar nga ngjarja, duke shtuar se thika e agresorit ishte e gjatë të paktën 30 centimetra. Ai më tej tregon se sulmuesi dëshiroi ta godasş në qafë kryebashkiakun, duke i shkaktuar plagë 10-15 centimetra, edhe pse Hollstein ishte përpjekur ta mbronte veten.

"Në ato çaste, unë bërtita që të ruhet qetësia, por ai nuk dëgjoi dhe deshı ta therë. Unë e gjuajta dhe ia kapa dorën që ta mbajë larg thikën. Babai dhe nëna hynë brenda kur dëgjuan zërat. Babai u detyrua ta kapë thikën në anën e mprehtë dhe u përpoq ta marrë nga duart e agresorit. Babait iu pre dora. Sulmuesi ishte shumë i fuqishëm. Në fillim nuk arritën dot t'ia marrim thikën. Ai e lëshoi thikën pasi babai ia kapi dhe tërhoqi gishtin mbrapa. Kur thika ra në tokë, unë e sulmova atë, ndërkohë që të tre ende po mbanim për fyti njëri-tjetrin", shprehet Demir.

Demir thotë se në atë çast ka kërkuar nga nëna e tij të thërrasë policinë në një stacion në afërsi, me çka një police ka vrapuar drejt restorantit, duke nxjerrë armën dhe drejtuar në drejtim të agresorit.

"Më pas erdhën edhe disa policë të tjerë, e më pas, të gjithë e kapëm atë së bashku dhe e neutralizuam", shton ai.

Duke i treguar shenjat e mbetura në krahët e tij si pasojë e përpjekjeve për ta neutralizuar sulmuesin, Demir thekson:

"Çdokush do ta bënte të njëjtën gjë. Në fund të fundit, bëhet fjalë për jetë njeriu. Mbase po të mbeteshim vonë për disa sekonda, agresori mund ta therte në qafë. Ne e njohim kreun e bashkisë. Ai është njeri shumë i mirë. Ato çaste ishin të vështira".

Pas ngjarjes, shumë banorë të qytetit me gjithsej 18 mijë e 500 banorë kanë ardhur dhe e kanë përgëzuar familjen turke për guximin e treguar.

Ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel, së bashku me politikanë të tjerë të vendit, i uroi shërim kryetarit të bashkisë dhe e dënoi sulmin.



Lajme të ngjashme